Një qytetar nga Tirana, mjaft i indinjuar me skenën që i kanë parë sytë ditën e djeshme në Tiranë, ka bërë disa foto dhe i ka dërguar mediave. Nga pamjet duket një skenë mjaft e shëmtuar.
Trotuari pranë fabrikës së miellit në Tiranë është mbushur plot me kumbullat e një shitësi i cili kishte dalë për t’i shitur ato që të mund të sigurojë ndonjë lek për familjen e tij të varfër, përcjell JOQ.
Por me sa duket policët e papërgjegjshëm shqiptar, tek e fundit në vend që ta urdhëronin që të largohet nga aty, bënë veprim të pahjishëm, duke i derdhur kumbullat në shesh.
Nuk arrihet të kuptohet se përse duheshin çuar dëm kumbullat në një mënyrë të tillë kaq të pamoralshme dhe indinjuese, duke krijuar situatë që i qet hije të turpshme policisë së shtetit.