Sulmin ndaj Vitore Stavilecit, gruas së ministrit në largim, Blerand Stavilecit, e ka dënuar edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.
Ajo përmes një statusi ka thënë se është e tronditur me sulmin ndaj zonjës Stavileci.
Çitaku po ashtu ka thënë se është e papranueshme që dhuna të kthehet në normë dhe formë komunikimi.
Postimi i Çitakut:
E tronditur me sulmin brutal ndaj Vitorie Metaj Stavilevcit. Shpresoj që organet e rendit ta zbardhin sa më parë dhe kryesit të dalin para drejtësisë.
E tmershme dhe e papranueshme që dhuna, rrahja, të kthehen në normë dhe formë të komunikimit mes nesh.
Zonjës Stavileci i uroj shërim të shpejtë.
#JoDhunës