Ky është momenti dramatik kur një adoleshent dhe kushëriri i tij janë të detyruar të gërmojnë varrin e tyre para se të ekzekutohen nga një bandë droge në Brazil.
Wagner da Rosa, 17 vjeç dhe kushëriri i tij 22-vjeçar Viktor u kapën nga një bandë rivale dhe u çuan në një zonë pyjore pranë Porto Alegre.
Të rinjtë u urdhëruan më pas që të hapin varrin e tyre, teksa 4 burra u drejtonin atyre amët që ata të vazhonin punën për hapjen e gropës.
Më pas dy të rinjtë u ekzekutuan me një breshëri plumbash dhe u dogjën me benzinë.
Pamjet e ekzekutimit u fimuan me telefon nga një anëtar i bandës.
Policia bën më dije se të rinjtë që u vranë ishin pjesë e një bande e cila ishte rivale me bandën e 4 burrave që kryen krimin.