Aktuale

E tmerrshme, helmohen rreth 50 persona në një lokal në Drenas pas iftarit

Mbrëmë janë helmuar rreth 50 persona pasi kanë ngrin në Gjellëtoren dhe Qebaptoren “Toni” në Drenas, pasi kanë ngrënë iftar.

Nga fotot dhe video që ka siguruar Agjencia e Lajmeve FaktePlus, shihen personat e helmuar në qendrën e mjekësisë familjare në Drenas duke marrë infuzione pas helmimit.

Sipas burimeve të FaktePlus, dyshohet se helmimi ka ardhur nga sosi dhe mishi që është servuar nga Gjellëtorja dhe Qebaptore “Toni”.

Po ashtu pasi ka ndodh helmimi i personave, pronarët e lokalit kanë lajmëruar se lokali është në renovim. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli