Policia e Kosovës ka raportuar se në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, një person është therur me thikë për arsye të panjohura.
Në njoftimin e policisë nuk raportohet të ketë pasur të arrestuar me këtë rast që ka ndodhur mbrëmë në ora 19.45.
“Raportohet se i dyshuari mashkull k-shqiptar për arsye të panjohura ka therur me thike viktimën mashkull k-shqiptar, me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë së Kosovës.