Aktuale

E sulmon fizikisht, nëna denoncon djalin në polici

Në Deçan një grua shqiptare ka raportuar se djali i saj e ka sulmuar atë fizikisht.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se djali i saj-i dyshuari mashkull K-Shqiptar, me të meta psikike e ka sulmuar fizikisht.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.