Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë ditës së djeshme në orët e pasdites, teksa ishte duke ecur, një person i panjohur e kishte shtyrë me duar dhe e kishte rrëzuar në tokë, duke ja marrë kështu çantën e krahut.
Ajo siç i ka njoftuar policinë në çantë mbante telefonin celular dhe një kartelë të bankës.
Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor./FaktePlus/