Kuriozitete

E rrallë: Fotografohet një ylber i bardhë (Foto)

Një fotograf i peizazheve nga Britania e Madhe, së fundmi, e ka bërë një fotografi mahnitëse, te një harku të krijuar nga mjegulla, një ylber të bardhë, mbi një kënetë në perëndim të Skocisë.

Melvin Nicholson ka thënë për ABC News sot se ai e ka kapur në foto këtë fenomen të rrallë të motit, gjatë kësaj të diele derisa po e eksploronte Rannoch Moor, afër fshatit Glencoe, në Skoci, transmeton Express.

“Isha jashtë në mëngjes me një mik, i cili më tha se dinte rreth një peme të bukur, ajo që shihet në mes të fotografisë që kam bërë,” ka thënë 44-vjeçari.

Ai tregoi se kur kishin mbërritur të pema, zona ishte jashtëzakonisht e mjegulluar./Express/