Aktuale

E rrahin dhe ia plaçkitin paratë

Një person është rrahur dhe më pas i janë marrë 800 euro nga tre të dyshuar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shakovicë derisa viktima ishte në një veturë TAXI, është sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar ku me ç’rast i janë marrë edhe paratë.

Të njëjtit e kanë nxjerr nga vetura viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se më 8 tetor është arrestuar një i dyshuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/