Aktuale

E rëndë në Elbasan, ishte debitor, qëllon me çifte në drejtim të punonjësve të OSHEE-së

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të qytetit të Belshit, Elbasan.

Nga të dhënat e parë mësohet se një debitor i energjisë elektrike ka qëlluar me armë në drejtim të grupit të kontrollit të OSHEE-së i cili po kryente detyrën.

Sipas informacioneve, mësohet se abonenti Bedri Muca, me nr kontrate 82941 kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.

Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muca ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me çifte në drejtim të tyre.

Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin në polici.

/Gazeta Express/