Aktuale

E-Prokurimi as këtë vit

Prokurimi elektronik nuk do të aplikohet në institucionet qendrore në muajin korrik, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Ekzekutivi i Kosovës

Problemet teknike me implementimin e platformës dhe vonesat në trajnimin e zyrtarëve të prokurimit kanë qenë dy nga çështjet që e kanë prolonguar prokurimin elektronik.

Muaji shtator është cak optimist, e fillimi i vitit 2017 përmend si kohë me realiste për fillimin e E-Prokurimit.

Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se Qeveria është kompetente të vendosë për datën se kur do të ndalet prokurimit klasik dhe të bëhet i obligueshëm prokurimi elektronik për autoritetet qendrore.

Ai nuk është i sigurt që prokurimi elektronik do të mund të nisë në muajin shtator, për shkak të problemeve teknike, si dhe nevojës për trajnimin e zyrtarëve të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.