Gjimnazi, “Bedri Pejani”, në Pejë ka pesë vjet që prodhon energji elektrike përmes pllakave të vendosura mbi kulmin e shkollës me një donacion gjerman, në vlerë orej 45 mijë eurosh.
Këto pllaka diellore, siç tregojnë në gjimnaz prodhojnë 10.5 kilovat rrymë ripërtrirëse në orë, e cila derdhet në rrjetin elektrik të KEDS-it, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga kjo rrymë Gjimnazi nuk e shfrytëzon asnjë kilovat dhe gjitha këto vite tërë atë rrymë të prodhuar, sipas drejtuesve të kësaj shkolle, KEDS-i nuk e kompenson, e madje as nuk ua heq nga fatura mujore sasinë e rrymës që e marrin nga Gjimnazi.
Në Gjimnaz si shembull tregojnë faturën e muajit dhjetor, në të cilën figuron konsumi prej 3 mijë e 160 kilovatësh, prej të cilave në Gjimnaz pohojnë se me siguri pllakat e tyre diellore kanë prodhuar gjatë atij muaji rreth 2 mijë kilovat.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/e-prodhon-vete-rrymem-por-detyrohet-te-paguaje-501543/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright