Çdokush që provon të vallëzojë përkrah Beyonce, do të ndjehet keq.
Por kur je Kim Kardashian, të vallëzosh keq para Beyonce, mund të jetë më keq se vdekja.
35 vjeçarja e ka rikujtuar frikën që kishte pasur kur kishte vallëzuar përkrah mbretëreshës Beyonce apo Queen B.
Ajo ka thënë se në një turne ku po merrnin pjesë bashkëshortët e tyre së bashku Jay Z dhe Kanye West, Beyonce i ka thënë asaj që të vallëzonin së bashku dhe Kim e pranon: “Thash oh, jeta ime merr fund këtu”.
Këtë e ka deklaruar bukuroshja në shfaqjen e saj televizive Keep Up With the Kardashians./Klan Kosova/