Rajon & Botë

E pabesueshme si u planifikua dhe krye sulmi terrorist në Turqi

Një shpërthim i madh në qytetin turk Diyarbakir, i cili në fillim u duk të jetë aksident, ka qenë në fakt sulm terrorist, ka thënë sot ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.

Ai ka thënë për televizionin turk se eksplozivi ishte vendosur në një tunel që ishte hapur nën zyrat qendrore të policisë, transmeton Express.

Tre persona u vranë në sulmin e të martës në qytetin kryesisht kurd në juglindje të Turqisë.

Askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë militantët kurdë kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën./Express/