Sende të vlefshme që i përkisnin Adolf Hitlerit u ekspozuan në një shtëpi ankandi në Nuremberg, duke përfshirë kolltukun e tij të preferuar.
Koleksioni përmban vepra arti të ndryshme të cilat konsiderohen si pronë e Hitlerit, të cilat ishin bërë nga ai si piktor, para se të vinte në pushtet në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Ekspertët parashikojnë se gara më e madhe do të zhvillohet për blerjen e një vile të tij në të cilën Hitleri pëlqente të kalonte kohë me zonjën e tij Eva Braun.
Gjithashtu, interes të madh ka zgjuar edhe një vazo me dekorime të veçanta e cila u kap në dhomat private të Hitlerit në zyrën e Rajhut pas vetëvrasjes së tij në vitin 1945.
Ndërkaq vlera e karriges vlerësohet rreth 6,000 paund.
Sidoqoftë, përparësia e çmimit u jepet imazheve të nënshkruara nga Adolf Hitler.
Kryeveprat supozohet të shiten për një shifër prej 500 deri në 40,000 paund, përfshijnë portrete, akte, fotografi, studime arkitekturore dhe peizazhe austriake./FaktePlus