Xhemail Z, 42-vjeçar shtetas kosovar është dërguar sot në gjyq në Francë për shkak se u kap duke provuar të Britani, shkruan Insajderi.
Zyrtarët doganor kishin marrë informata për një furgon të dyshimtë, zbuluan se tre persona ishin fshehur në krevatin e rregulluar në furgon. Të tre personat e fshehur ishin shqiptar përderisa njëri prej tyre ishte 16-vjeçar, raporton lavoixdunord.fr
Tre personat e kapur kanë thënë se ata kanë paguar shumë prej 2 mijë e 500 euro për tu transportuar nga një autostradë në Belgjikë.
Xhemail Z, është paraqitur sot në gjykatë. Ai dyshohet se morri me qira makinën e tij në Paris për tri ditë. Ai po përpiqej që të enjten të arrinte në Angli.