Këngëtarja e njohur Linda Halimi këto ditë është bërë shumë e përfolur.
Linda e cila do të përfaqësojë Shqipërinë ne Eurovision, është kritikuar shumë për mënyrën se si është veshur gjatë performancës, transmeton Gazeta Express.
Fjalë të rënda i kanë shkruar asaj. Mirëpo, Linda më së miri i kundërpërgjigjet vetëm me sukseset e saj.
Ajo ka arritur sukses në Hollandë duke u renditur e 4 në ‘Spotify’.
Linda ditë më parë, ishte e pranishme në Amsterdam, ku interpretoi para publiku holandez live këngën e saj “World (Botë)”./Gazeta Express/