Aktuale

E nxjerr të miturin nga klasa dhe e sulmon fizikisht

Një i dyshuar është arrestuar nga Policia në Capare të Prizrenit, pasi që i njëjti ka hyrë në klasë në një shkollë të mesme nga klasa ka nxjerrë viktimën mashkull të moshës së mitur dhe në korridorin e shkollës e ka sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Dyshohet se shkak i incidentit është një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të viktimës dhe një familjari të dyshuarit po ashtu nxënës i kësaj shkolle. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/