Aktuale

E mashtrojnë se do ta punësojnë në një çerdhe, arrestohen dy femra në Prishtinë

Policia ka arritur t’i arrestoj dy femra në Prishtinë, të cilat dyshohen se kanë mashtruar një femër tjetër.

Sipas raportit të policisë, të njëjta me pretekstin se do ta punësojnë në kopsht të fëmijëve viktimën, ia kanë marrë 200 euro, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/