Një grua në Suharekë ka njoftuar Policinë se burri e saj e ka ngacmuar dhe se e ka përzënë nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj.
“Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët nga bashkëshorti i sajë i dyshuari mashkull K/Shqiptar”.
“ I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rast ishte djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi”.
“ Pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar dhe shuar. Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, shkruhet në raportin e Policisë./FaktePlus