Një i ri nga Turqia, qëlloi veten me armë në “Facebook” për shkak të zemrës së thyer.
Erdogan Ceren, 22 vjeç, që ishte ndarë me të dashurën e tij, u tha shikuesve në videon “live”: “Askush nuk më besoi kur thashë se do ta vras veten. Kështu që shikojeni këtë”.
Herën e parë që Ceren tenton ta qëllojë veten, arma bllokohet. Pasi e shkrepë armën disa sekonda më vonë, ekrani bëhet i zi. Mediat lokale atje raportojnë se Ceren vdiq më pas në spital, transmeton Gazeta Express.
“Facebook” e ka fshirë videon dhe refuzoi të komentojë mbi këtë çështje. Rrjeti social po përballet kohët e fundit me përmbajtje të pakëndshme që po transmetohen “live” në internet.