Kandidatët për kreun e Komunës së Drenasit, tashmë kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci ka votuar në shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllarasellë.
Edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Bedri Nika, i shoqëruar nga familja e tij ka votuar në shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllarasellë.
Kandidati i Pavarur për Kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori Kandidat ka votuar mirëpo jo edhe bashkëshortja e tij.
Kjo pasi që emri i saj nuk është gjetur në listat e votimit, në qendrën votuese, në shkollën “Rilindja” në Dobrashec.
Ndërkohë që edhe kandidati për kryetar të Drenasit i Aleancës Kosova e Re, Elmi Thaçi sapo ka votuar në qendrën e votimit në Llapushnik, në shkollën “Hasan Prishtina”.
Gjithashtu votën e tij e ka hedhur edhe kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Nismës, Isa Xhemajlaj, në qendrën e votimit në shkollën Halil Bajraktari”.
Në garë për të parin e Drenasit pos Xhemajlajt janë edhe Ramiz Lladrovci nga PDK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala, Xhavit Drenori i pavarur dhe Elmi Thaçi nga AKR.