ShowBiz

E kritikuan s’e nuk di të këndojë, Luana ua mbyll gojën me këtë video

Është një nga femrat më të komentuara të ekranit shqiptar.

Luana Vjollca krahas moderimit merret edhe me muzikë, edhe pse me këtë të fundit nuk është shumë aktive, shkruan lajmi.net.

Projekti i fundit i Luanës është “Benzina”, këngë për të cilën mori edhe disa kritika që nuk ka zë për muzikë.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, Luana ka publikuar një video duke kënduar live këngën “Tumankuqe.

“Per pike te qejfit”, ka shkruar Luana mbi videon ku shihet në studio duke treguar talentin për muzikë. /Lajmi.net/