Çiljeta Xhilaga publikoi bashkëpunimin e saj me një reper të ri, Alores.
Këngëtarja e njohur dukej tejet seksi. Ndryshe nga klipet e tjera të Çilit, këtë herë ajo shfaqej e shtrirë në shtrat, e veshur me një këmishë nate të zezë duke “vuajtur” për historinë e dashurisë për të cilën flitet në këngë.
Megjithatë menjëherë sa sheh këtë klip të vjen ndërmend se shumë nga këto skena të xhiruara i kemi parë në të njëjtin version por nga një tjetër këngëtare. Janë disa momente në fakt dhe detaje që të shtyjnë të mendosh se Çili duket “paksa” si Nora Istrefi, shkruan Blitz.
Rreth një muaj më parë Nora publikoi bashkëpunimin e parë muzikor me bashkëshortin e saj Robert Berisha. Ndryshe nga Çiljeta që i këndon dhimbjes, ata i kënduan inatit të dashurisë, zënkave të vogla të cilat sado që mund të mërzisin një çift sërish nuk arrijnë ta largojnë apo eklipsojnë dashurinë mes tyre.
Nora shfaqej e veshur me një këmishë nate të zezë , mbi shtrat, me flokë të shkurtra dhe tejet seksi. Edhe Çiljeta në klip ka realizuar thuajse të njëjtën skenë. I gjithë klipi i Norës dhe Robertit është i ndërtuar në plan dysh që tregon “ndarjen” shpirtërore dhe fizike të dy të dashuruarve.
Po ashtu edhe videoklipi i Çiljetës dhe Alores është i formuar në një plan dysh. I vetmi ndryshim është se në “S’ka Inat” dy të dashuruarit bashkohen në fund, ndërsa historia tek “Pa ty jetoj” përmbyllet me ndarje.