Arban Abrashi, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Kështu ka konfirmuar për KosovaPress nënkryetari i LDK-së Agim Veliu. Veliu tha se me vendim të kryesisë dhe të degëve të LDK-së është vendos që Abrashi të jetë kandidat për Prishtinë.
Kundërkandidat i Abrashit në zgjedhjet e 22 tetorit do të jenë Shpend Ahmeti nga VV dhe Arbër Vllahiu nga AAK-ja.
PDK ende nuk e ka bërë të ditur emrin e kandidatit për kryetar./KosovaPress/