Aktuale

E konfirmon Policia, sulmohen me armë zjarri zyrat e PDK-së

Policia e Kosovës konfirmon se mbrëmë rreth mesnate zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj janë sulmuar me armë zjarri.

Sipas Policisë nga ky sulm është dëmtuar një dritare e zyrave të kësaj partie dhe një dritare e një lokali që gjendet në afërsi të selisë së PDK-së.

“Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky sulm. Policia po heton për të dyshuarit e mundshëm”, tha për KosovaPress, Fexhrije Pllana nga Policia rajonale e Mitrovicës./KosovaPress/