Rajon & Botë

E konfirmon Korea e Jugut: Vëllai i Kim Jong-Un, u helmua dhe vdiq

Koreja e Jugut thotë se është e sigurt se gjysmëvëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, është vrarë në Malajzi.

Kim Jong-nam vdiq pas një sulmi toksik në aeroportin e kryeqytetit Kuala Lumpur, të hënën.

Ende nuk dihen motivet e sulmit dhe sulmuesit.

Presidenti i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, tha se nëse vërtetohet se Koreja e Veriut është përgjegjëse, ajo do të tregojë “brutalitetin dhe natyrën çnjerëzore”  të saj.

Kjo do të jetë vdekja e profilit më të lartë nën udhëheqjen e Koresë së Veriut qëkur xhaxhai i Kim Jong-un, i Chang Song-thaek, u ekzekutua në vitin 2013.