Aktuale

E kërcënon ish- të dashurin, arrestohet vajza nga Lipjani

Një vajzë nga Lipjani është arrestuar nga forcat e Policisë së Kosovës, pasi e ka kanosur ish- të dashurin e saj.

Arrestimi i vajzën ka ndodhur dje pas mesnatës, respektivisht në orën 00:25.

:Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që  e njëjta pas një mosmarrëveshje ka kanosur ish të dashurin e saj”, njofton policia.

Bëhet e ditur se vajza e arrestuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus