Një ankues ka raportuar ne Polici se është kanosur me armë nga një i dyshuar i komunitetit ashkali. Gjatë kontrollimit të shtëpisë të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 pa municion.
I dyshuari është paraqitur në stacionin policore dhe është kuptuar se deri te kanosja ka ardhur për shkak të një borxhi që i kishte ankuesi.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Radoste të Rahovecit pasditen e djeshme./KosovaPress/