Diçka nuk po shkon mirë që prej fillimit të spektaklit ‘Dance with me’.
Pas largimeve të bujshme të shumë konkurrentëve, duket se spektaklit nuk i qëndrojnë dot larg problemet.
Këtë herë Xhensila Pere është aksidentuar gjatë provave. Ajo ka lënduar këmbën dhe me sa duket nuk do jetë në gjendje të performojë sonte në spektakël.
‘Si do kërcej unë sonte’ ka shkruar Xhensila në postimin e saj të shoqëruar me një fytyrë të trishtuar. /Gazeta Express/