Seriali ‘Egjeli’ nga Stupcat ka filluar të ri-transmetohet me episoda të reja pas një pauze të gjatë.
Vedati, Osmani e Mensuri edhe këtë herë kanë marrë vëmendjen e fansave, shkruan lajmi.net
Episoda e parë e serialit sot u transmetua në Cineplexx derisa çdo të diel do të keni mundësi ta ndiqni në RTK.
Ndoshta nuk e keni ditur por Liki i vogël te ‘Egjeli’ është djali i regjisores së njohur Blerta Zeqiri dhe moderatorit i cili njihet si Keka.
Ndërsa për të rejat rreth serialit ‘Egjeli’ më së miri tregojnë vetë aktorët, e intervistën e plotë të tyre mund ta ndiqni në videon në vazhdim.