Fun

E kafshon një gjarpër helmues, kërkesa e burrit ndaj gruas e paimagjinueshme

Një burrë, pasi u kafshua nga një gjarpër helmues, nga dëshpërimi se do të vdiste i kërkoj gruas të kishte të njëjtin fat si ai.

Të lutem dua që të vdesim të dy”, kështu i është drejtuar gruas pasi kishte frikë të vdiste vetëm. Shankar Rai nga një fshat në Indi u kafshua nga një gjarpër helmues dhe ra pa ndjenja.

Në momentin që ai u zgjua mjekët i thanë se gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe më shumë gjasa nuk mund të shpëtonte.

Rai nuk donte që të vdiste i vetëm dhe i kërkoi bashkëshortes të tij, Amiri Devi që ta kafshonte në dorë në mënyrë që të helmohej dhe ajo që të mund të vdisnin bashkë.

Edhe pse Devi e ka kundërshtuar këtë gjë, ai ka mundur ta kafshojë në dorë, por për fat të mirë ajo shpëtoi falë ndihmës së mjekëve, ndërsa Rai ndërroi jetë pas disa orësh.