Aktuale

E jashtëzakonshme: Shihni si verifikohen votat e ardhura nga Serbia

Brenda objektit të Ministrisë së Transportit në Prishtinë kafilluar shqyrtimi i votave të ardhura nga Serbia, duke u bërë kështu vërtetësia e tyre, nëse zarfet në të cilat janë vendosur ato kanë përbërje helmuese.

Ky verifikim po bëhet në kushte të jashtëzakonshme, shkruan Fakteplus.

Madje, bëhet e ditur se punëtorët që janë angazhuar në këtë proces, kanë nisur të kenë probleme me erën e rëndë të zarfeve, derisa disa nga ta kanë thënë se kanë filluar të ndjejnë kokëdhimbje.

Siç, shihet edhe në foto punëtorët të cilët po shqyrtojnë këto zarfe, janë duke e zhvilluar punën në kushte të jashtëzakonshme.

Kujtojmë që pas hapjes së këtyre zarfeve më 13 tetor u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar të hënën që kaloi, nga spitali./FaktePlus