Një person është arrestuar nën dyshimin për vrasje pasi që papritmas e kishte hedhur në ajër shtëpinë e vet në Dortmund, duke e vrarë një grua, dhe pastaj duke dalë nga shtëpia vetëm në të brendshme e duke thënë “a të thashë”.
Gruaja, e identifikuar vetëm si Karin E, vdiq në shpërthim, i cili mendohet se u shkaktua nga gazi, sipas mediave gjermane, përcjell Express.
I dyshuari, 48-vjeçar, është duke u hetuar për akuzat për vrasje dhe tentim vrasje.
Edhe pse i dyshuari doli nga shtëpia i gjallë, ai është në gjendje të rëndë, raporton Bild.
Policia kishte shkuar te kjo shtëpi të premten në mbrëmje pasi që ishte thirrur për shkak të sjelljeve të të dyshuarit.
Pasi që ai kishte refuzuar ta hapte derën, policia i kishte thënë se do të rikthehej. Por, disa orë më pas, ndodhi shpërthimi në shtëpi./Express/