Aktuale

E gjuan me armë zjarri pas mosmarrëveshjes në komunikacion

Një rast tentimvrasjeje ka ndodhur dje në rr. Eliot Engel në Pejë, menjëherë pasi është errur.

Policia raporton se viktima mashkull shqiptar ka deklaruar se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij nga një veturë tjetër, një i dyshuar i panjohur, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Sipas viktimës paraprakisht me të dyshuarin kishte një mosmarrëveshje në komunikacion”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Sips policisë, përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk raportohet për të lënduar, derisa rasti është duke u hetuar.

Foto ilustrim