Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka arritur sukses të madh në tregun ndërkombëtarë, shkruan Indeksonline.
Kohëve të fundit po përflitet mjaft për pamjen e saj, sidomos për trupin ku kanë dalë disa fotografi ku shihet se Bebe ka shtuar në peshë, dhe kjo nuk e ka bërë të ndihet mirë këngëtaren e cila ka vendosur që vet të shpjegoj gjithçka.
“Pesha ka qenë gjithmonë një gjë e vështirë për mua çdo që kur isha vajzë e vogël. Por është një udhëtim dhe nuk do të fsheh dot, sepse unë kam shtuar peshë. Unë do të punoj në këtë drejtim.”
“ Ju nuk i dini rrëfimet e të gjithve. Të kaluarën e njerëzve, varësitë e tyre,a marrin apo jo ilaqe që i bëjnë ata të fitojnë në peshë. Depresive!”
“Më pëlqen të ha dhe nuk e mohoj këtë”: Kanë qenë sqarimet që ka bërë Bebe Rexha. /Indeksonline/