Agim Binaku ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive në Kosovë dhe më gjerë.
Gazetari i televizionit 21, Vdiq në moshën 62 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.
Agim kujtohet nga të gjithë si një nga gazetarët i cili ishte i dashuruar në sportin vendor.
Ish redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, në vitin 2016, ishte i pranishëm në në Budapest, kur UEFA hap dyert edhe për futbollin tonë, i cili për shumë vite nuk e gëzonte këtë të drejtë, shkruan Gazeta Blic.
Madje Binaku, me aq gëzim e kishte pritur pranimin e Kosovës në UEFA, sa që nuk kishte mundur t`i ndalte as lotët.
Më poshtë mund ta shikoni videon të cilën e ka siguruar Gazeta Blic, e ku shihet ish gazetari shumë vjeçar i sportit duke qajtur./Gazeta Blic