Aktuale

E djathta dhe e majta shqiptare sërish të ndara për Festat e Nëntorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe përfaqësues demokratë në këtë ditë të përkujtimit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit në Vlorë, kanë vendosur kurora me lule te “Varrezat e Dëshmorëve”.

Dita që ndan ende politikën shqiptare është ajo e Çlirimit të Shqipërisë, të cilën të djathtët e kremtojnë më 28 Nëntor, në një ditë me Pavarësinë, ndërsa e majta e feston më 29 nëntor.

Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bere bashke për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët“, tha Basha. /Gazeta Express/