Aktuale

A e dini se Ramush Haradinaj flet frëngjisht? (Video)

Atë e kemi parë shumë aktiv në aktivitete politike dhe shumë pak në relaksuese.

Ramush Haradinaj kohët e fundit ishte i angazhuar kohët e fundit në kundërshtimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Së fundi ai u arrestua në Francë, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

Por, para pak muajsh, kreu i AAK-së ka qenë mysafirë i aktorit, Fatmir Spahiut, në shoun televiziv “Natën me Fatmir Spahiun”.

Madje, në një moment Haradinaj merr drejtimin e emisionit dhe zbulon se di të flas pikërisht edhe gjuhën frënge.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministrin e Kosovës të kemi parë në këso lloj emisionesh, pasi edhe në të kaluarën është paraqitur në emisione zbavitëse.

Ramushi frangjisht by GazetaExpress