ShowBiz

A e dini se prezentuesi i njohur i lajmeve është vëllai i kësaj ministreje

Ishte në garë për deputete por nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme, por nga kjo ajo nuk humbi shumë, pasi në vend të deputetes mori një pozitë edhe më të mirë duke u emruar ministre.

Fjala është për Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj e cila është edhe zv/presidente e AKR-së.


Por përveç ministres, e gjithë familja Reshitaj janë të kyqyr në jetën publike, shkruan Magazina.al.

Një nga moderatorët e njohur të Klan Kosovës, Kushtrim Reshitaj është vëllai, ndërsa aktorja dhe këngëtarja Edona Reshitaj, është motra e saj.

Ndryshe, Albena përveç punës së saj në ministri, shpesh komentohet edhe për pamjen e saj, e në veçanti për stilin e flokëve që shpesh e ndryshon.