Kuriozitete

A e dini se për çfarë shërben kjo varëse në këmishat e meshkujve?

Shumë herë mund të keni venë re se në pjesën e pasme të këmishave të meshkujve ndodhet një si vesh i vogël, të cilit thuajse asnjëherë nuk ia kemi ditur funksionin, ose na është dukur si defekt në prodhim.

Por e vërteta është tërësisht ndryshe. Ka disa versione për këtë vesh të vogël, por më i besueshmi është se rrobaqepësit e kanë ideuar këtë pjesë të veshjes, në mënyrë që meshkujt ta kenë më të lehtë varjen e rrobave, veçanërisht pasi i kanë veshur ato një herë.

Nuk ju kishte vajtur në mendje, apo jo? /tesheshi.com/