Pavarësisht moshës që ka, ai vazhdon të jetë ndër këngëtarët më të dashur në vend.
Talentin e tij për muzikë e ka trashëguar edhe djali i tij Ermali, i cili poashtu është një këngëtar shumë i pëlqyer, transmeton Gazeta Express.
Por, a e dini se Sabriu ka edhe një djalë tjetër më të moshuar se Ermali.
Bëhet fjalë për Armendin i cili poashtu sa i përket karrierës i kishte ngjarë babait të tij.
Armendi ka kohë që nuk është aktiv në skenën muzikore, megjithatë ai u bë i njohur me grupin e tij “Votra”.
Ndonëse, Armendi ka kohë që jeton në Londër, së fundmi duket se këto ditë gjendet në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur legjenda e muzikës, Sabriu përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.
Në këtë fotografi shihen së bashku Sabriu me Armendin e Ermalin në emisionin e Labit.