Sulmuesi portugez ka një arsye mjaft të çuditshme pse refuzon ngjyrën e zezë kur dizajnon mbathjet e tij sportive.
Cristiano Ronaldo ka zbuluar arsyen e çuditshme pse refuzon të mbath atlete të zeza futbolli.
31-vjeçari u kushton shumë rëndësi atleteve të tij, pasi është i përfshirë në çdo detaj në krijimin e atleteve të tij Nike, transmeton Gazeta Express.

Max Blau, nënkryetar i Nike Football, ka zbuluar të gjitha në lidhje me zakonin e Ronaldos për atletet e tij, duke përfshirë arsyen pse ai përjashton ngjyrën e zezë kur i dizajnon ato.

Ai tha për Goal: “Kur ndjehesh më mirë, luan më mirë. Arsyeja kryesore e ngjyrës është që të dhurojë vetëbesim. Për shembull, Ronaldo nuk pëlqen të mbath atlete të zeza për shkak se thotë se e zeza e bën të duket i ngadalshëm, dhe ai dëshiron të ndjehet i shpejt”.

Aq rol të madh ka Blau në atletet e Ronaldos, sa që thotë se për disa nga sukseset e Ronaldos i ka meritat edhe ai.