Aktuale

E dhimbshme deklarata e babait të shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan

Familja Çoçaj ia ka falur gjakun të premten familjes së shoferit që shkaktoi aksidentin në qendër të Gjilanit, ku mbeti i vdekur familjari i tyre, Qerim Çoçaj dhe u lënduan mbi 20 persona të tjerë.

Kjo ceremoni është mbajtur në ambientet e komunës së Gjilanit, ku të pranishëm përveç anëtarë nga dy familjet ishin kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe krerë fetarë.

E babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin, Sokol Avdija, nën lotë edhe njëherë ka shprehur keqardhje për rastin.

Ai ka thënë se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur, e jo shkaktari.

Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të ndjerit.

Po ashtu ai tha se e gjithë aksidenti ka qenë pa dashje.

“Kam dhimbje më shumë për ta se me pas qenë djali im në vend tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre. por çka me bë po më dhimben në shpirt”, ka thënë ai .

the authorBurbuqe Metolli