Aktuale

E dhimbshme: Babai publikon mesazhet e fundit të Aulon Zekës

Familja Zeka është ende duke pritur drejtësi për vrasjen e djalit të tyre 16 vjeçar.
Aulon Zeka u vra në shtator të vitit të kaluar, ndërsa familja po pret që shumë shpejt të vendoset drejtësi për vrasjen e djalit të tyre.

Seancat gjyqësore për rastin në fjalë muajve të fundit janë shtyrë disa herë, ndërsa për këtë rast tashmë janë arrestuar dy persona të dyshuar, shkruan Magazina.al
Por vonesën e drejtësisë po e bëjnë edhe më të dhimbshme humbjen e djalit për prindërit e tij.

Babai i viktimës, Afrim Zeka ka pulikuar këto ditë mesazhet, që ishin komunikimi i fundit me të birin në ditën kur ai u vra.

“A mrrive në shpi?”
“O djali jem lajmrohu se na tranove se du me shku në polici me të lajmëru”
Këto ishin mesazhet që babai i kishte dërguar Aulonit por nga i cili nuk mori përgjigje asnjëherë pasi Auloni tashmë ishte i vrarë.