Usta duket se është i dashuruar marrëzisht në Gentën.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po e shijon në maksimum lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, Usta, shkruan lajmi.net.
Çifti po publikojnë foto nëpërmjet të cilave tregojnë momente nga jeta e tyre private, e të shpeshta janë rastet kur ai ia shpreh dashurinë publikisht Gentës.
“E bukura ime”, ka shkruar ai në postimin e një fotografie të cilën e kanë ndarë në Instagram fillimisht një faqe që fansat e kanë hapur në emrin e Gentës.
Genta Ismajli ka një numër të madh fansash të cilët e përkrahin që nga fillimet e karrierës./Lajmi.net/