Një femër është dërguar në mbajtje pasiqë e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që ka pasur me viktimën, e cila nuk raportohet të ketë marrë lëndime serioze.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë./KosovaPress/