Aktuale

E bën për spital, një i arrestuar në Suharekë

Një person është arrestuar në Studençan të Suharekës pasi që i njëjti pas një zënke ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë vonë, thuhet në raportin e sotëm të rregullt të Policisë së Kosovës.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.