Rajon & Botë

Dyzet të vrarët në Kabul janë civilë dhe kadet të policisë

Kamikazët e kanë sulmuar sot një vargan të policisë afgane jashtë kryeqytetit Kabul, duke vrarë hiç më pak se 40 kadet policorë dhe civilë, thonë zyrtarët.

BBC njofton se dy bomba goditen automjetet të cilat po bartnin oficerë të sapo diplomuar rrugës nga ceremonia në periferitë perëndimore të kryeqytetit, përcjell Gazeta Express.

Guvernatori i rrethinës Paghman, Haji Mohammad Musa Khan tha për BBC se shumë të tjerë janë lënduar.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët, dhe vjen pas një sulmi në një autobus para një jave, i cili vrau 14 persona.

Në mesin e të vdekurve ka dhe roje të sigurisë nga Nepali punëtorë në ambasadën kanadeze