Rajon & Botë

I dyshuari për sulmin në Berlin mohon çdo përfshirje

I dyshuari në sulmin me kamion në Berlin që vrau 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë, e ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast, tha ministri i brendshëm i Gjermanisë.

Thomas De Maiziere tha se “mbase ai erdhi nga Pakistani”, por kërkesa e tij për azil nuk kishte përfunduar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të ishte “veçanërisht e pështirë”, nëse provohet se  prapa sulmit ishte një refugjat, citon BBC mediat gjermane.

I dyshuari ishte kapur në një park 2 km larg tregut   të Krishtlindjeve në perëndim të Berlinit.

Merkel ka premtuar se do t’i ndëshkojë  ata që janë përgjegjës për sulmin Berlinit, transmeton KosovaPress.